Katër shqiptarë luajtën mbrëmë, Arsenal dhe City barazojnë në shtëpi
Real Madrid mund me përmbysje 5-1 mundi, PSV...

Real Madrid mund me përmbysje 5-1 mundi, PSV. Pas një pjese të parë të dobët dhe pas golit të Perisic, Los Blancos kthyen gjithçka në favorin e tyre në pjesën e dytë me golat e Valverde, Bellingham, Mbappe (2) dhe Vini.
Pa speës ndeshjeve “mbretërit” kanë sukses maksimal dhe mbajnë kreun e renditjes. Skuadra nga Eindhoveni mbeti në saldon e katër pikëve.
Një ndeshje tejet interesante u zhvillua në stadiumin “Emirates”, ku Arsenal dhe Borussia Dortmund luajtën baraz 1-1. Me këtë u ndal seria prej 12 fitoreve resht të Arsenalit në terren vendas sa ju përket ndeshje në Ligën e Kampionëve. Borussia Dortmund për herë të dhjetë luajti si mysfair tek skuadra angleze dhe për herë të dytë iu shmang disfatës.
Manchester City edhe në një përballje nuk ja doli të fitojë edhe pse shumica e rezultateve negative lidhen me Premier League. City me Napolin u ndanë në paqë duke luajtur 2-2, me atë që skuadra italiane dy herë e shihte veten në avantazh. Rrahmani e luajtë tërë ndeshjen në fanellën e Napolit. Manchester City tani ka 1o, ndërsa napolitanët kanë vetëm 4 pikë.
Como ka rrëmbyer një fitore 1-0 përballë AEK të Athinës, skuadër me të cilën aktivizohen dhe dy lojtarët kuqezi, Strakosha e Pilos, të cilët në këtë sfidë luajtën për 90 minuta. Goli i vetëm i kësaj ndeshja u shënua nga Luis Milla 57’. Como me katër fitore dhe një humbje mban pozitën e tretë në renditje.
Leipzig në terren vendas me 3-1 mundi Lensin, të cilët në raundin e kaluar në shtëpi ishin mundur me 9:1 nga Como. Shqiptari Gruda në fanellën e Leipzig, luajti deri në minutën e 63 dhe për këto minuta të kaluara në fushë morri notën 7.1.
