Maqedoni

Besimi: Vullnet politik për zbatimin e obligimeve nga BE

25.06.2015 18:28

Lista me obligime që BE ia dërgoi Maqedonisë për tejkalimin e krizës politike duhet të plotësohet pa hezitim dhe pa përjashtime...

Lista me obligime që BE ia dërgoi Maqedonisë për tejkalimin e krizës politike duhet të plotësohet pa hezitim dhe pa përjashtime.

Kështu vlerësoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi, duke bërë të ditur se sekretariati që drejton ai ka përgatitur një plan të mbështetur në këto rekomandime, por thekson nevojën e patjetërsueshme për vullnet politik që ky dokument të zbatohet në tërësi.