Trupi Nacional Studentor kërkon rritjen e shujtës studentore

26.11.2026 14:01

Angela Vasilevska nga Trupi Nacional Studentor...

Angela Vasilevska nga Trupi Nacional Studentor theksoi se studentët kërkojnë zbatimin e ligjit për rritjen e shujtës studentore dhe respektimin e të drejtave të tyre, duke nënvizuar se nevojat e studentëve nuk mund të presin për ndryshimet sistemore apo përballjen me inflacionin.

Ajo bëri të ditur se kërkesa do t’u dorëzohet sot institucioneve kompetente, me pritjen që të shqyrtohet brenda shtatë ditëve dhe të realizohet brenda 14 ditëve.

“Studentët kanë kërkesa, e kjo është të respektohet ligji, pasi që drejtësia nuk shikon emocion, studentët janë të uritur, inflacioni nuk pret kur të ndryshohet sistemi, nuk presin as nevojat e studentëve. Fillimisht studentët duan që ligji të përmbushet, drejtësia shikon ligjin dhe më pas emocionin. Kërkesën tonë do ta dërgojmë sot te institucionet adekuate dhe presim që në afat prej shtatë ditëve të shqyrtohet kërkesa, ndërkaq në afat prej 14 ditëve e njëjta të realizohet dhe të përpunohet në vepër.”, - deklaroi Angela Vasilevska nga Trupi Nacional Studentor.