Aktiviteti “Industria dhe Mjedisi: Fitimi nuk është qëllimi i vetëm"
Oda Ekonomike dhe UNDP organizuan një aktivitet...

Oda Ekonomike dhe UNDP organizuan një aktivitet me titull "Industria dhe Mjedisi: Fitimi nuk është qëllimi i vetëm".
Me këtë rast u theksua se mbrojtja e mjedisit dhe konkurrueshmëria afatgjatë e ekonomisë janë të lidhura ngushtë, dhe se ekziston rreziku që çështjet e mbrojtjes së mjedisit të lihen në plan të dytë.
Sipas drejtorit të Odës Ekonomike me rëndësi është të shkëmbehen përvoja mbi praktikat e mira dhe të kërkohen zgjidhje të qëndrueshme afatgjata. Kjo mund t'i ndihmojë kompanitë dhe palët e tjera të interesuara të marrin më lehtë vendime strategjike për të ardhmen.
“Kam ndjenjën se njeriu i thjeshtë dhe biznesmeni ndodhen në një pozitë të shtrirë. Unë nuk do të pajtohesha me këtë pyetje dhe mendoj se duhet të kalojmë te pyetjet të vërteta, sepse këto pyetje do të hapin perspektiva mëtejshme. Biznesi është mënyra e përkryer për t’u përballur me situatat në të cilat ndodhemi dhe të cilat do të ndikojnë në ambientin e përgjithshëm të drejtimit të biznesit në periudhën e ardhshme.”, - deklaroi kryetari i Odës Ekonomike, Branko Azeski.
“Të jemi të qartë, qëndrueshmëria nënkupton kujdes më të madh për tokën, për natyrën dhe njerëzit, me qëllim që të kemi përfitime të qëndrueshme.”, - theksoi Ben Nupnau nga Delegacioni i BE-së.
Në këtë aktivitet u përfshinë tre panele, me pjesëmarrjen e ministrave, zyrtarëve qeveritarë dhe përfaqësuesve të komunitetit të biznesit. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)
