Maqedoni
Trupi Koordinues për Siguri në Rrugë, promovon strategjinë e dytë për siguri
25.06.2015 18:33
Trupit Koordinues për Siguri në Komunikacionin ka promovuar sot strategjinë e dytë kombëtare për siguri për përparimin e sigurisë së komunikacionit të rrugëve 2015/2020...

Numri i viktimave në aksidente në komunikacion deri në vitin 2020 duhet të zvogëlohet deri në mesataren e numrit të viktimave të anëtarëve të Bashkimit Evropian, në viktima-vozitës të rinj për 30 për qind, të lëndimeve serioze për 40 për qind, ndërsa për fëmijë-viktima në komunikacion të zbret në zero.
Ky është qëllimi i strategjisë së dytë kombëtare për përparimin e sigurisë së komunikacionit të rrugëve 2015/2020.
Zëvendëskryeministri dhe kryetar i Trupit Koordinues për Siguri në Komunikacionin Rrugor, Vlladimir Peshevski, theksoi se plotësimi i qëllimit të parashtruar gjatë pesë deri më gjashtë vitet e ardhshme do tua shpëtojë jetën 250 deri në 300 bashkëqytetarëve, respektivisht do të ketë afro 50 viktima më pak në komunikacion në nivel vjetor.
Në çdo fatkeqësi, komunikacioni që rezulton me humbje të jetës ose lëndimit serioz duhet të shihet si josukses i tërë shoqërisë dhe jo si gabim i individitit, siç konsiderohej deri më tani tradicionalisht, theksoi Peshevski.
