Barça bën show në Baku

26.11.2026 15:08

Në turin e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve...

Në turin e pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve, Barcelona mposhti ekipin azerbajxhanas Sabah me rezultatin 4-1, duke siguruar kështu fitoren e katërt evropiane për këtë sezon.

“Blaugranat” triumfuan falë dy golave të Gordonit, si dhe golave të Adeyemit e Gabriel Jesusit. Pasi siguroi fitoren trajneri i dha mundësinë edhe të riut Àlex Campos (18 vjeçar) të debutonte me skuadrën e parë.

Me këtë fitore Barcelona,u ngjit në vendin e katërt me 12 pikë. Po nga aq pikë, kanë edhe Como (3), Liverpool (5) dhe Betis (6).