Shoqata “Nefron”: Dhurimi i veshkave shpëton jetë

26.11.2026 19:03

Rreth 10 për qind e popullatës në vend...

Rreth 10 për qind e popullatës në vend është e prekur me ndonjë lloj të sëmundjeve të veshkave u theksua në forumin kushtuar sëmundjes kronike të veshkave të organizuar nga shoqata e pacientëve me sëmundje të veshkave "Nefron", me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe informimin e qytetarëve për rëndësinë e dhurimit të organeve.

"Aktiviteti ynë gjatë gjithë vitit është të rrisim ndërgjegjësimin e popullatës për të parandaluar sëmundjet kronike të veshkave, si dhe të rrisim ndërgjegjësimin për dhurimin e organeve. Rreth 10 për qind e popullsisë së përgjithshme ka një lloj sëmundjeje të veshkave, vetëm një pjesë më e vogël e tyre përfundojnë në dializë. Dëshira jonë është që të kemi sa më pak pacientë në dializë dhe të kryejmë transplante. Transplantimi mund të jetë nga një dhurues nga familja e ngushtë ose nga një i vdekur me sulm në tru. Që të kryhen këto transplante, duhet të ketë dhurim organesh. Pra, duhet të rritet ndërgjegjësimi për dhurimin dhe në këtë mënyrë do të shpëtohen shumë jetë.", - deklaroi kryetari  i Shoqatës "Nefron", Dushko Gjorgiev.

Ligji për Transplantimin është miratuar në procedurë parlamentare dhe, sipas koordinatores kombëtare për transplantimin në vend, po krijohet një bazë e mirë për përmirësimin e mundësive për dhurimin e organeve.

"Miratimi i akteve nënligjore është duke u zhvilluar aktualisht, në mënyrë që aktet nënligjore të mund të vihen më në fuqi. Por, ajo që është në fuqi për momentin është ndryshimi, i cili është shumë i rëndësishëm, veçanërisht për pacientët me veshka, dhe ai është mundësia e dhurimit nga të gjallët deri në shkallën e katërt. Deri më tani, ishte deri në shkallën e tretë të të afërmve, dhe tani është deri në shkallën e katërt të të afërmve, gjë që është shumë e rëndësishme për pacientët që presin një veshkë. Kjo do të thotë se grupi i donatorëve që mund të dhurojnë një veshkë po zgjerohet.”, - theksoi koordinatorja nacionale për transplantim, Biljana Kuzmanovska.

Kjo fushë e Shoqatës “Nefron” do të vazhdojë edhe në qytetet tjera të vendit, duke përfshirë Shkupin dhe Kumanovën. (Vlora Latifi Topojani, TVM2)