Maqedoni

AUV dhe Drejtoria e Doganave, bashkëpunim në kontrollin e ushqimit

25.06.2015 18:39

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe Drejtoria e Doganave kanë nënshkruar sot memorandum për bashkëpunimi...

Agjencia për Ushqim dhe Veterinari dhe Drejtoria e Doganave kanë nënshkruar sot memorandum për bashkëpunimi, që ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit në pjesën e kontrollit të ushqimit nga prejardhja shtazore dhe joshtazore.

"Me këtë dokument definohet bashkëpunimi midis dy institucioneve për parandalimin e hyrjes së dërgesave të pasigurta me ushqim ose ushqim për kafshë, nënprodukte nga prejardhja shtazore dhe materiale të cilat vijnë në kontakt me ushqimin, por edhe mënyrën e zbatimit të kontrolleve të shpejta dhe efektive në vendkalimet kufitare dhe depot e dërgesave me prodhime të tilla"- thuhet në kumtesën e Agjencisë për Ushqim.

Memorandumi i nënshkruar gjatë ditës së sotme duhet të paraqesë edhe bazë për lehtësimin, thjeshtësimin dhe sigurimin e rrjedhës së shpejtë të udhëtarëve dhe mallrave në komunikacionin rrugor, ajror dhe hekurudhor, si dhe për krijimin e kushteve për sigurimin e nivelit të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë së popullatës, por edhe për zëvendësimin e informacioneve të cilat kanë të bëjnë me sigurinë dhe cilësinë e ushqimit dhe të prodhimeve të cilat vijnë në kontakt me ushqimin.