Botë

Hungaria kërkon ndihmë nga BE-ja për shkak të emigrantëve

25.06.2015 19:10

Kryeministri hungarez Viktor Orban u dërgoi sot letra të parëve nga Komisioni evropian dhe Parlamenti evropian reth çështjes për migrimin ilegal...

Kryeministri hungarez Viktor Orban u dërgoi sot letra të parëve nga Komisioni evropian dhe Parlamenti evropian reth çështjes për migrimin ilegal, para së gjithash për kthimin e emigrantëve në pikën e parë të hyrjes së tyre në BE, deklaroi sot shefi i Kabinetit të Qeverisë së Hungarisë, Janosh Llazar.
 
Çështja e emigrantëve gjithashtu do të jetë temë kyçe e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Serbisë dhe Hungarisë më 1 korrik.
 
Llazar tha se sipas të dhënave më të reja, në fazat e para 16.000 emigrantë do të dërgohen në Hungari nga anëtare të tjera të BE-së.
 
"Hungaria nuk do të jetë në mundësi t'i pranojë", theksoi Llazar. Sipas vlerësimeve të ministrive kompetente në atë shtet, shifra mund të rritet në madje 200.000 emigrantë në gjysmën e dytë të vitit.
 
"Qeveria e konteston arsyetimin për dërgimin e tre emigrantëve në Hungari sepse ata dukshëm së apri kanë hyrë në territorin e BE-së ng Greqia", theksoi Llazar./mia