Botë
Gjykata e Lartë e SHBA rrëzon kërkesën kundër ligjit të “Obamacare”
25.06.2015 20:01
Gjykata e Lartë e SHBA ka refuzuar të enjten një kërkesë për programin shëndetësor të Presidentit Obama...

Gjykata e Lartë e SHBA ka refuzuar të enjten një kërkesë për programin shëndetësor të Presidentit Obama, duke e shpëtuar në këtë mënyrë programin për herë të dytë nga një rrezik potencial ligjor.
Me votat 6-3 drejtësia tha se konsumatorët pranohen për një subvencion që ul koston e paketës, nëse ata blejnë mbulimin e tyre me anë të shkëmbimeve federale apo shtetërore.
Më shumë se 6 milionë amerikanë me të ardhura të ulëta, të cilët marrin sigurimin shëndetësor nëpërmjet tregut federal apo shkëmbimit, varen nga subvencionet, duke reduktuar paketën me gati 72%, dhe duke kursyer çdo muaj 270 dollarë.
Kundërshtarët e këtij ligji pohojnë se formulimi aktual i Aktit të Kujdesit të Përballueshëm i kaluar nga kongresi i bën subvencionet të vlefshme vetëm për të siguruar klientët që kanë blerë policat e tyre të sigurimit përmes “një shkëmbimi të themeluar nga shteti”, ku jetojnë.
Nëse kërkesa do të ishte pranuar nga Gjykata e Lartë, klientët që kanë blerë siguracionet e tyre nga shkëmbimi federale, që është një pjesë shumë më e madhe se ata që janë siguruar nga Obamacare, do të kishin humbur subvencionet e tyre.
Vetëm 16 shtete të SHBA-së kanë tashmë shkëmbimin e tyre shëndetësor.
Industria e sigurimeve shëndetësore ka paralajmëruar që nëse kërkesa do të pranohej, Akti i Kujdesit të Përballueshëm do të hynte në një “spiral vdekje”, me kostot që rriten për një numër në rënie të pjesëmarrësve, dhe do të shkaktonte dhe kolaps të sistemit.
