Botë
Gjithsej 134 të plagosur në përleshjet në Kobane janë transferuar në Turqi
25.06.2015 21:22
Gjithsej 134 të plagosur në përleshjet në qytetin sirian Kobane, janë transferuar sot në Turqi, kumtoi zëvendëskryeministri turk Human Kurtulmush...

Katër nga të plagosurit kanë vdekur, theksoi zëvendëskryeministri dhe shtoi se gjendja e shumicës së të plagosurve është e rëndë.
Grupacioni Shteti Islamik sot përsëri mundi të futet në Kobane, e cila gjendet në afërsi të kufirit me Turqinë dhe lufton me luftëtarët kurd në qendër të qytetit sirianë.
Grupacioni bëri edhe tre sulme vetëvrasëse në periudhë prej disa orëve.
Sipas informatave të gazetës "Milijet" numri i viktimave në Kobane është rreth 40 veta./mia
