Shënimi i Ditës së Flamurit Shqiptar, MPB garanton shënimin e sigurt dhe të qetë

28.11.2026 16:26

MPB garanton shënimin e sigurt dhe të qetë të Ditës së Flamurit Shqiptar në mbarë vendin...

MPB garanton shënimin e sigurt dhe të qetë të Ditës së Flamurit Shqiptar në mbarë vendin, një e drejtë e garantuar me ligj.
 
Drejtori i Byrosë së Sigurisë Publike, Aleksandar Janev, një ditë më parë mbajti takim pune me udhëheqësit e njësive organizative në Byronë për Siguri Publike, Sektorin për Punë të Brendshme - Shkup, Sektorin për Punë të Brendshme - Kumanovë dhe Sektorin për Punë të Brendshme -Tetovë, në të cilin u shqyrtuan informacionet e deritanishme, aktivitetet e ndërmarra dhe masat e planifikuara në prag dhe gjatë shënimit të Ditës së Flamurit Shqiptar.
 
Njësitë organizative kompetente kanë përgatitur planet përkatëse dhe po ndërmarrin masa që shënimi i festës në disa lokacione në mbarë shtetin të kalojë në atmosferë të qetë, të sigurt dhe dinjitoze.
 
“Policia është në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe obligimi ynë është të sigurojmë mbrojtjen e tyre, të mbrojmë të drejtat dhe pronën e tyre, si dhe të ruajmë rendin dhe qetësinë publike. Do të veprojmë në mënyrë profesionale, të përgjegjshme dhe të paanshme, me tolerancë zero ndaj çdo sjelljeje të paligjshme dhe të dhunshme”, theksoi drejtori Janev.
 
MPB u bën thirrje qytetarëve për ta shënuar festën në mënyrë të denjë, me respekt të ndërsjellë dhe respektimin e ligjeve, duke kontribuar për një atmosfere të sigurt për të gjithë.