Maqedoni

Çairi shënoi 28 Nëntorin dhe 20-vjetorin e vendosjes së shtatores së Skënderbeut në Shkup

28.11.2026 18:03

Komuna e Çairit përmbylli sot aktivitetet gjashtëditore të manifestimit “Çairi feston Nëntorin – 20 Vjet Krenari”...

Me një manifestim festiv në Sheshin “Skënderbeu”, Komuna e Çairit përmbylli sot aktivitetet gjashtëditore të manifestimit “Çairi feston Nëntorin – 20 Vjet Krenari”, kushtuar Ditës së Alfabetit, Ditës së Flamurit dhe 20-vjetorit të vendosjes së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Shkup.
 
“Pavarësisht kushteve atmosferike, qytetarë të shumtë, së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, festuan 28 Nëntorin në një atmosferë të veçantë kombëtare. Programi artistik u pasurua me interpretimet e aktorëve të mirënjohur Çun Lajçi dhe Pajazit Murtishi, këngët e Edona Llalloshit, si dhe paraqitjet artistike të brezave të rinj. Komuna e Çairit falënderon të gjithë artistët, pjesëmarrësit dhe qytetarët që gjatë këtyre gjashtë ditëve iu bashkuan festimeve të Nëntorit, duke i dhënë këtij përvjetori rëndësinë dhe madhështinë që meriton.”, thuhet në kumtesën e dërguar mediave nga komuna e Çairit.