Punëtori për gjendjet me migrantët ilegal dhe kërkues të azilit

26.06.2015 09:52

Gjendjet dhe sfidat me migrantët ilegal dhe azilkërkuesit është tema e punëtorisë së sotme që do të mbahet në Shkup...

Punëtorinë do ta hapin Avokati i Popullit Ixhet Memeti, ministër këshilltar dhe shef i seksionit  për politikë, drejtësi, punë të brendshme, informata dhe komunikim, zëvendësshefi i misionit të Bashkimit Evropian Robert Lidel dhe ambasadori i Austrisë, Tomas Majkëll Bajer.

Me temën "Situata me migrantët ilegal dhe azilkërkuesit nga aspekti i luftës kundër torturës dhe keqtrajtimit" do të mbajnë fjalim Moric Birk dhe Tifani Kritin nga "Ludvig Bolcman Instituti për të drejtat e njeriut, ndërsa për "Situatën dhe sfidat  me migrantët ilegal dhe kërkuesit e azilit në Republikën e Maqedonisë", do të mbajnë fjalim Anica Tomshiq Stojkovska nga zyra e Avokatit të Popullit - mekanizëm parandalues kombëtar.

Në punëtori do të marrin pjesë edhe përfaqësues të zyrës të bordit të ombudsmanit austriak nga SPT, UNHCR, si dhe përfaqësues të Ministrive të Punëve të Brendshme dhe të Punës dhe Politikës sociale.

Punëtoria është në suaza të tuining projektit të titulluar si "Promovimi i kompetencave të Avokatit të Popullit dhe përforcimi i kapaciteteve institucionale", të cilin Avokati i Popullit  e zbaton në bashkëpunim me zyrën e Bordit të ombudsmanit austriak dhe "Ludvig Bocman Institut për të drejtat e njeriut".