Dy të vdekur në rrëzimin e aeroplanit sportiv në Kroaci

26.06.2015 10:07

Në rrëzimin e aeroplanit sportiv, që mbrëmë u rrëzua në det pranë plazhit kroat Resnik, në Kashtel Shtafilik, humbën jetën dy persona, derisa i treti me lëndime të rënda trupore është dërguar në spitalin e Splitit, KBC, konfirmoi mbrëmë policia e Splitit duke sqaruar se plotësisht, duke u zhytur në det, e kanë gjetur personin e dytë të vdekur i cili ka qenë i ngujuar në kabinën e pilotit...

Ashtu siç kumton Agjencia Fena nga spital i Splitit,  personi i tretë nga aeroplani i rrëzuar  është lënduar rëndë, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të lëndimeve në kokë dhe thyerjeve nëpër trup.

Agjencia për hulumtim të fatkeqësive në aviacione, dhe në komunikacionin detar dhe hekurudhor, do të hulumtojë nëse është e saktë, ashtu siç thonë dëshmitarët e mbrëmjes,  se aeroplani sportiv është rrëzuar për shkak të asaj që paraprakisht ka goditur në hotelin e afërt të plazhit të qytetit në Kashtelite.

Jozyrtarisht kuptohet se u rrëzua aeroplani shkollor me regjistrim "9A DLA", në të cilin kanë trajnuar pilotë të fabrikës "European Coastal Airlines", koncesioner që udhëtarët i bart në ishujt e afërt. Një orë pas fluturimit në aeroplan kanë qenë piloti, bashkëpiloti dhe instruktori.

Policia e Splitit citon se ende nuk është konfirmuar identiteti i personave dhe se ende e kërkojnë thellësinë detare, që të kontrollojnë nëse ka edhe viktima tjerë mes atyre të cilët kanë qenë në plazh dhe në det.