BE: Greqia duhet të mbetet në eurozonë

26.06.2015 10:18

Greqia duhet të mbetet në eurozonë, duke i zbatuar reformat strukturore. Me këtë tezë mbrëmë përfundoi debati i takimit të kryesisë së BE-së për problemin me shpëtimin e Greqisë nga falimentimi...

Në takim nuk u miratuan vendime praktike, njofton TASS.

"Të gjithë liderët evropian i konfirmuan synimet e tyre ta mbajnë Greqinë në eurozonë, duke e theksuar nevojën që Athina ta përmbush programin për reforma strukturore".

Kryetarët e Eurogrupit dhe anëtarët e saj - ministrat e financave nga eurozona, të cilët mbajtën një seri bisedimesh para takimit me kryesinë e BE-së, konstatuan se mes Greqisë dhe kreditorëve mbeten dallime serioze. Negociatat vazhdojnë në nivel teknik.

Kryeministri i Irlandës Enda Keni shfaqi shpresën se marrëveshja mes Greqisë dhe kreditorëve mund të arrihet gjatë fundjavës së ardhshme më 27 dhe 28 qershor.