Synetia e grave në Egjipt kryhet gjatë stinës së verës
Për shumë vajza në Egjipt, kjo kohë e vitit është shumë e frikëshme...

Kjo sepse zakonishtë në këtë kohë fillon synetia e tyre.
Mona Mohamed ishte 10 vjeçe, kur e kreu këtë ndërhyrje.
“Isha e tmerruar”.
“Më lidhën, njërën dorë ma kishte kapur nëna e në tjetrën gjyshja”, shprehet Mohamed, raporton CNN.
Historitë sikur të Monës, janë shumë të shpeshta në Egjipt, ku ky rit brutal është i pranishëm në Egjipt që nga koha e fareonëve.
Sipas Kombeve të Bashkuara Egjipti ka numrin më të madh të vajzave të bëra synet, pra janë më shumë se më shumë se 125 milion.
Sipas qeverisë së Egjiptit, 92% e grave të moshës 15 deri në 49 janë të bëra synet, dhe ata janë shprehur se kjo praktikë është një normë në këtë vend.
Shumica e vajzave e bëjnë këtë intervenim në mes të moshës 9 dhe 12 vjeçare, dhe zakonisht operacioni bëhet gjatë stinës së verës, kur vajzat nuk janë në shkollë dhe mund të shërohen në shtëpi.
Sipas Kombëve të Bashkuara, ky operacion nuk ka asnjë përfitim shëndetësor.
Por sipas tyre, kjo ndërhyrje lë shumë pasoja fizike dhe psiqike.
Kjo bëhet edhe më e rëndë kur heqja e klitorit nuk bëhet gjithmonë nga doktorët.
Në krahasim me motrat e saj, Mona, ishte shumë fatlume sepse operacionin i’a ka kryer një doktor.
Ajo tash 47 vjeçare, e kujton momentin kur e kishte pyetur nënën e saj se pse është kaq e rëndësishme të bëhet synet.
Ky operacion është e paligjshme në Egjipt që nga viti 2008, mirëpo edhe pse ilegale prapë vajzat po torturohen.
“Njerëzit bëjnë festë kur i bëjnë vajzat synet”.
“Për ta, të ulesh e të i thuash që është krim ose që është mëkat e këtë nuk e thotë feja, do të thotë të konfrontohesh me besimin dhe normat e shoqërisë për shumë e shumë vite”, është shprehur Nadal-Roig.
