Peri: Bota është në pragun e armatimit të ri bërthamor
Ish ministri amerikan i Mbrojtjes Uillijam Peri konsideron se bota është në prag të armatimit të ri bërthamor...

Ai në intervistën për gazetën vjeneze "Prese", deklaroi se ekzistojnë dy pasoja të paralajmërimeve të Rusisë në lidhje me raketat interkontinentale dhe armatimin bërthamor, ndërsa e para është se SHBA-të do të detyrohen t'i ndjekin. Pasoja e dytë, sipas tij është se përderisa Rusia zhvillon armë të re ekziston nevoja sërish të ngriten teste bërthamore, në çka SHBA-të gjithashtu do të reagojnë.
Peri përkujton se SHBA-të nuk e ratifikojnë marrëveshjen për ndalesë të testeve bërthamore, por gjithashtu as nuk kanë testuar armë bërthamore.
"Lëvizim drejt kohës në të cilën ajo mund të ndryshohet si në anën ruse shtu edhe në atë amerikane", konsideron ish ministri.
Duke folur për progamin e modernizimit të arsenalit bërthamor Peri theksoi se ai program ekziston vetëm në letër dhe se deri tani shumë pak është përdorur, si dhe paratë për atë duhet të aprovohen.
Në pyetjen për rastin e Rusisë për paralajmërimet e tilla ai deklaroi se Moska është e brengosur, sepse forcat konvencionale janë të dobëta dhe armatimi bërthamor duhet ta unifikojë atë dobësi.
"Përderisa vjen deri te ndonjë konflikt atëherë është dashur shumë shpejtë të kalojnë në nivel bërthamor. Ato sqaruan se më shumë nuk janë të interesuar për politikën e mospërdorimit të armëve bërthamore dhe se në rast të konfliktit do të përdorte armë bërthamore", deklaroi Peri.
