Alaskë, 9 të vdekur nga rrëzimi i avionit
26.06.2015 10:29
Të nëntë njerëzit në bordin e një aeroplani që është rrëzuar në Alaskë, kanë vdekur në aksident...

Kompania “Promech Air” ka thënë përmes një deklarate se tetë udhëtarët dhe piloti kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit në një turne në zonën Misty Fjords, pasditen e 25 qershorit.
Policia lokale ka thënë se avioni është gjetur me fytyrë në shkëmb, rreth 240 metra mbi liqenin Ella.
