Gruevski pjesë e biznes forumit në Paris
Në Forum janë paraparë tre panele të ndara me ç'rast fjalim hyrës do të ketë kryeministri Gruevski...

Kryeministri Nikolla Gruevski së bashku me ministrin pa portofol i angazhuar për investime të huaja Goran Mickovski, ministrin e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe drejtorin e Agjencisë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit Kliment Shekerovski, do të qëndrojë në Paris, në forumin e biznesit të organizuar nga grupacioni "Maqedonia 2025".
Qëllimi i prezantimit të mundësive për investim dhe volitshmëritë të cilat ofrohen në Maqedoni si dhe ndërlidhjen e më shumë bizneseve të suksesshme të udhëhequra nga sipërmarrësit nga Maqedonia dhe sipërmarrës në Evropë dhe Botë dhe mundësitë për impakt të tyre në zhvillimin e ekonomisë së Maqedonisë.
Në Forum janë paraparë tre panele të ndara me ç'rast fjalim hyrës do të ketë kryeministri Gruevski.
