Kina e kritikon SHBA-në për shkeljen e të drejtave të njeriut
Kina sot e kritikoi SHBA-në për shkak të shkeljes të së drejtave të njeriut dhe i dënoi për shkak të brutalitetit policor, racizmit dhe përgjimit global, transmeton Tanjug...

Në raportin që kryesisht bazohet sipas shkrimeve të medieve amerikane, Byroja për informacione e Këshillit shtetëror theksoi se në SHBA shpesh ndodhin krime të rënda dhe se policia shpesh përdor fuqi të madhe.
Krahas kësaj, agjencitë amerikane për zbulim zbatojnë torturrë mbi të dyshuarit për terrorizëm dhe i "shkelin të drejtat e nejriut në vendet e tjera" me sulme në fluturaket pa pilot dhe me spiunim.
Dokumenti për gjendjen e të drejtave të njeriut në SHBA, Kina e publikoi një ditë pasi SHBA-ja e publikoi raportin vjetor për gjendjen me të drejtat e njeriut në botë.
Kina, theksojnë mediet franceze, nuk përpilon raport për gjendjen me të drejtat e njeriut në vendet e tjera.
Departamenti shtetëror amerikan dje e publikoi raportin për gjendjen me të drejtat e njerut në botë, sipas të cilit viti 2014 është shënuar me vuajtje dhe keqpërdorimin e një numri të madh të njerëzve.
Në raport dënohet ekstremizmi i dhunshëm dhe respektimi i plotë i të drejtave të njeriut nga grupet e huaja, si Shteti Islamik, Talibana pakistanez dhe Boko Haram nigerian. Gjithashtu theksohet se qeveria e Kinës, Egjiptit, Eritresë, Etiopisë, Iranit, Rusisë dhe Arabisë Saudite, krahas të tjerave, insistojnë që ta kufizojnë lirinë dhe transparencën e medieve dhe zhvillimit të shoqërisë civile.
Në raportin e Byrosë për informacione të Këshillit shtetëror kinez, thuhet se "paratë janë faktor vendimmarrës i politikës amerikane" dhe se "të drejtat e qytetarëve amerikanë nuk mbrohen në mënyrë adekuate".
