Të paktën 146 civilë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit në Kobani nga SHI
26.06.2015 14:05
Sulmet e militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Kobani të Sirisë dhe në një fshat pranë kanë vrarë së paku 146 civilë, ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitorin luftën në Siri...

Grupi ekstremist ka nisur ofensivën në Kobani qysh të enjten, ndërsa përleshjet me forcat kurde kanë vazhduar edhe sot.
Luftëtarët e Shtetit Islamik janë dëbuar nga Kobani dy muaj më parë, por janë betuar do ta sulmojnë përsëri këtë qytet.
