Takim i Ciprasit me Merkelin dhe Olandin pa rezultate konkrete

26.06.2015 14:07

Në Bruksel përfundoi takimi ndërmjet kryeministrit Aleksis Cipras, kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Fransoa Oland, lajmëruan mediat greke...

Gjatë takimit është biseduar për rrjedhën e negociatave ndërmjet Greqisë dhe kreditorëve.

Cipras i ka informuar të dy liderët për propozimin grek dhe theksoi se pala greke nuk e kupton insitimin e institucioneve në aq masa të ashpra.

Sipas burimeve diplomatike, negociatatat do të vazhdojnë edhe pas Samitit të liderëve evropianë.