Tunizi: Sulmohet një hotel luksoz, 13 të vdekur
26.06.2015 14:42
Së paku 13-të persona kanë mbetur të vrarë në një hotel turistik në qytetin tunizan, Sousse, pas një sulmi terrorist që ndodhi gjatë ditës së sotme...

Zëdhënësi i ministrit të brendshëm, Mohammed Ali Aroui, është shprehur që një sulmues është vrarë kurse tjetri është duke u përndjekur.
Gjithashu ai paralajmroi që numri i të vdekurve mund të rritet.
Tunizia ka qenë në alarm që prej Marsit kur militantët islamikë sulmuan muzeun Bardon, duke vrarë një grup turistësh në një prej sulmeve më të rënda në 10 vjeçarin e fundit në këtë shtet të Afrikës së Veriut.
