HOPS-Opsione kërkon trajtim për fëmijët që përdorin drogën
Me rastin e Ditës Internacionale të Kombeve të Bashkuara për luftë kundër përdorimit të drogave dhe tregtisë së ndaluar me droga, Shoqata HOPS-Opsione për Jetë të Shëndetshme-Shkup kërkon formimin e komision multisektorial...

Me rastin e Ditës Internacionale të Kombeve të Bashkuara për luftë kundër përdorimit të drogave dhe tregtisë së ndaluar me droga, Shoqata HOPS-Opsione për Jetë të Shëndetshme-Shkup kërkon formimin e komision multisektorial, i cili do të përpilojë protokoll dhe program gjithëpërfshirës për trajtimin e fëmijëve të cilët përdorin droga, ndjekjen e gjendjes së këtyre fëmijëve, mundësim të trajtimit të varësisë nga drogat të bazuar në mjekësi të dëshmive për të gjithë fëmijët, hapjen e qendrave për rehabilitim dhe risocializim dhe përgatitje të programeve për punë me familjet të cilat kanë fëmijë që përdorin drogë.
Me këtë rast HOPS-Opsione prezantoi edhe fushatën "Edhe unë kam të drejtë për trajtim dhe sjellje humane", e cila u realizua dy javët e fundit, ndërsa ka të bëjë me fëmijët të cilët përdorin droga.
“Fëmija më i vogël që e kemi kontaktuar është një fëmijë trevjeçar, i cili inhalon ngjitës, dhe një fëmijë tetëvjeçar, i cili injekton heroinë. Si organizatë kemi dokumentuar tre raste, ku kemi ndërmarrë aktivitete konkrete, që t’u mundësojmë qasje deri te trajtimi te një pjesë të këtyre fëmijëve që i kemi kontaktuar”- deklaroi përfaqësuesja nga Shoqata HOPS, Voskre Naumoska Ilieva.
Nga fëmijët të cilët HOPS i ka kontaktuar, tre kanë vdekur në vitin 2011 dhe 2012. Në Maqedoni nuk është konfirmuar ende numri i saktë i fëmijëve që janë përdorues të drogës, thonë nga organizata HOPS, e cila ka kontaktuar 76 fëmijë të cilët janë përdorues të drogës, prej të cilëve 32 janë kontaktuar nga janari i vitit 2014. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)
