Vatikani dhe Palestina me marrëveshje historike

26.06.2015 15:19

Vatikani ka nënshkruar marrëveshje historike me Palestinën, tani, dy vjet pasi e njohu zyrtarisht si shtet...

Ujdinë e nënshkruan Papa Françesku dhe presidenti palestinez, Mahmud Abass.

Pajtimi në parim që ishte arritur për këtë marrëveshje muajin e kaluar, ishte cilësuar nga Izraeli si goditje ndaj procesit të paqes.

Marrëveshja mbulon jetën dhe veprimtarinë e Kishës në Palestinë.