Tunizi, sulmohen dy resorte turistike, të paktën 27 viktima

26.06.2015 15:22

Tmerr në plazhet më të frekuentuara të Tunizisë...

Persona të armatosur kanë sulmuar plazhet e dy nga resortet turistike më luksoze në lokalitetin Souse, në gjirin e Hamametit, duke vrarë të paktën 27 persona, mes tyre edhe turistë të huaj.

I konfirmuar është lajmi se një nga atentatorët është qëlluar për vdekje, ndërsa një tjetër është në arrati.  Dëshmitarët flasin për të shtëna, skena paniku dhe turistë që janë mbyllur në dhomat e hotel “Imperial” në Marhaba.

Tunizia po përballet me një valë në rritje të sulmeve terroriste që vënë në shënjestër objektiva turistikë, që është një nga aktivitetet ekonomike më të rëndësishme të vendit.

Marsin e kaluar, në një sulm në muzeun Bardo të kryeqytetit Tuniz humbën jetën 21 turistë dhe një polic vendas.