8 të vdekur nga sulmi në xhaminë shiite në Kuvajt

26.06.2015 15:34

Së paku 8 persona kanë vdekur nga një shpërthim në xhaminë shiite, në qytetin e Kuvajtit...

Sipas Al Jazeera, numri i të vdekurve mund të rritet, sepse shumë persona janë në gjendje kritike.

Ekipet e emergjencës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, raporton Al Jazeera.

Shteti islamik i Irakut dhe grupi Levant, kanë marrë përgjegjësinë e këtij sulmi.

Saad al-Ajmi, ish ministër i informacionit të Kuvajtit, është shprehur se vendi i tij dhe sulmet e njëpasnjëshme janë provë që “asnjë vend nuk është imun nga sulmet terroriste”.