Basketboll

Towns the Minnesota si zgjedhja e parë e draftit

26.06.2015 15:41

19-vjecari nga kolegji i Kentuckit u përzgjodh si më i miri i draftit dhe sezonin e ardhshëm do të luajë për Minnesota Timberwolves...

19-vjecari nga kolegji i Kentuckit u përzgjodh si më i miri i draftit dhe sezonin e ardhshëm do të luajë për Minnesota Timberwolves, skuadrën më të dobët të sezonit të rregullt që kishte të drejtën e zgjedhjes së parë.
 
Qëndra me origjinë nga Republika Domenikane do t’ju bashkohet te Minnesota dy basketbollistëve të tjerë premtues që kanë dalë nga draftet e viteve 2013 dhe 2014 si Anthony Bennet dhe Andrew Wiggins.
 
Zgjedhja e dytë shkoi për Los Angeles Lakers dhe ai është 19-vjecari D’Angelo Rusell që vjen nga kolegji i shtetit të Ohios.
 
Sezoni i fundit ishte shumë pozitiv për të teksa regjistroi një mesatare prej 19,3 pikësh, 5,7 rebound dhe 5 asiste për ndeshje.
 
Rusell është zgjedhja më lartë për Los Angles Lakers që nga viti i largët 1982 kjo për vetë faktin se kalifornianët zhvilluan një sezon katastrofik gjatë të cilët koleksionuan 21 fitore dhe 61 humbje.
 
Zgjedhja e tretë e drafit të vitit 2015 i takoi Philadelphia 76-ers, që mori si dhuratë qëndrën Jahlil Okafor. 19-vjecari, 2 metra e 8 centimetra vjen nga kampionët e Duke Blue Devils. Lojtari i parë nga Europa në draft përfundoi në radhët e New York Knicks dhe ishte letonezi Kristaps Porzingis një sulmues që cilësohet si Pau Gasoli i ri. Ai që mbylli 5-shen e parë ishte kroati Mario Hezonja i cili kaloi te Orlando Magic. Willie Caluey Stein si zgjedhja e 6-shtë përfundoi te Sacramento Kings ndërsa Denver Nuggets mori Emmanuel Mudiay. Ndërkohë Dallas Mavericks hynë në histori pasi arritën të merrnin vetëm zgjedhjen e 52-të në raundin e dytë të drafit Santam Singh. Ky i fundit u bë indiani i parë që zgjidhet në një draft të Nba.