Sportet E Tjera

Nora Gjakova sjell medaljen e parë për Kosovën nga Baku

26.06.2015 16:10

Kosova më në fund ka fituar një medalje në Lojërat Evropiane që po zhvillohen në Baku të Azerbejxhanit...

Ashtu edhe sic pritej medalja e parë ka ardhur nga xhudoja, përkatësisht nga Nora Gjakova e cila dje fitoi medaljën e bronztë, pasi në mecin e repasazhit mundi holandezen Sane Verhagen, duke i sjellur kështu suksesin e parë të madh sportit tonë në këtë prezantim.

Paraprakisht Gjakova në rundin e parë kishte mposhtur garuesen franceze Blot, më pas në rundin e dytë mundi garuesen nga Izreali Minkava, për t’ u plasuar në çerekfinale.

Aty, Gjakova arriti edhe një fitore, pasi kësaj radhe mundi rumunen Kaprioriu dhe arriti të kaloj në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale ajo u mposht vetëm për shkak të vërejtjeve nga hungarezja Karakash, për të mbetur kështu në sfidën për medaljen e bronztë, ku edhe mundi holandezen Verhagën, për këtë sukses të madh të saj dhe sportit kosovar në përgjithsi.

Ndërkohë, xhudistja tjetër kosovare, Distria Krasniqi përkundër pritshmërive, nuk arriti shumë duke u mposhtur në rundin e dytë nga italiania Odeta.

Në rundin e parë Krasniqi kishte eleminuar portugezën Ramos.