Futboll
Xhaka shumë pranë Fiorentinës
26.06.2015 16:15
Taulant Xhaka duket shumë pranë kalimit në Serinë A te skuadra e Fiorentinës. Sic raporton sit dhe e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”...

Taulant Xhaka duket shumë pranë kalimit në Serinë A te skuadra e Fiorentinës. Sic raporton sit dhe e përditshmja italiane “Gazzetta dello Sport”, transferimi i Xhakës te vjollcët është thuajse i përfunduar.
Akodri duket shumë pranë dhe marveshja pritet që të mbyllet përfundimisht për një shifër më të ulët se sa 4 milionë euro. Kampionët e Zvicrës mund të binden nga oferta e Fiorentinës për të lënë të lirë kartonin e futbollistit të Kombëtares Shqiptare.
Menjëherë pas zyrtarizimit të Paolo Sousas në stolin e Fiorentinës, ai e ka kthyer Taulant Xhakën në objektivin parësor të përforcimeve për grupin që do të drejtojë në sezonin e ardhshëm dhe mesa duket drejtuesit do t’ia plotësojnë dëshirën teknikut të ri.
