23017 vende të lira për regjistrim, 6728 vende me mësim në gjuhën shqipe

26.06.2015 16:21

Rezultatet e regjistrimit në afatin e parë veç më kanë përfunduar...

Nga këto të dhëna bëhet e ditur se interesimi më i madh i nxënësve shqiptarë, njësoj si viteve tjera, është për në gjimnaze, në drejtimet e mjekësisë dhe ekonomisë.

Raportet për numrin e nxënësve të paraqitur, të regjistruar, si dhe numrin e vendeve të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë nga shkollat e mesme publike në Republikën e Maqedonisë bëjnë të ditur se regjistrimi në gjimnaze ka përfunduar.

Në Gjimnazin “Zef Lush Marku”, si në shkollat e mesme profesionale regjistrimi ka përfunduar, por gjithashtu kjo vlen edhe për Shkollën e Mesme “Nace Bugjoni” në Kumanovë dhe  Sh.M. “Dr. Pançe Karagjozov”- Shkup në drejtimin e mjekësisë dhe shkollën e mesme “Cvetan Dimov”-drejtimi ekonomi dhe drejtësi.

Në gjimnaze janë regjistruar 5416 nxënës, 6405 nxënës në arsimin profesional dhe 186 nxënës në gjimnaze, drejtimi sportiv. Vende të lira për paraqitjen e dytë në afatin e parë ka gjithsej për 23017 nxënës, prej të cilave 6728 vende të lira me mësim në gjuhën shqipe.  Vende të lira ka në të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit, të cilat pritet të plotësohen në afatin e dytë.

Regjistrimi i nxënësve do të realizohet më 29 dhe 30 qershor, ndërsa rezultatet  e regjistrimit dhe vendet e lira do të publikohen më 1 korrik 2015. (Flutura Latifi, TVM2)