Botë
Kobani, ISIS vret 146 civilë
26.06.2015 17:31
Sulmet e militantëve të “Shtetit Islamik” në Kobani të Sirisë dhe në një fshat pranë kanë vrarë së paku 146 civilë...

Këtë e ka bërë të ditur Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, pasi grupi ekstremist ka nisur ofensivën në Kobani qysh të enjten, ndërsa përleshjet me forcat kurde kanë vazhduar edhe sot.
Luftëtarët e “Shtetit Islamik” janë dëbuar nga Kobani dy muaj më parë, por janë betuar se do ta sulmojnë përsëri këtë qytet.
