Maqedoni
LSDM: Gruevski po shkelë marrëveshjen e dy qershorit
26.06.2015 17:50
Petre Shilegov nga LSDM e ka kritikuar ashpër tentimin e kryeministrit, Nikolla Gruevski

Petre Shilegov nga LSDM e ka kritikuar ashpër tentimin e kryeministrit, Nikolla Gruevski, që t`i plotësojë Komisionet Parlamentare për Mbikëqyrje të DSK-së dhe Agjencinë për Zbulim dhe Mbikëqyrje të Masës së Ndjekjes së Komunikacioneve. Sipas Shilegov, ky tentim i Gruevskit është i mjerueshëm.
“Nuk mundet një garniturë politike, e cila ia mundësoi Sasho Mijalkovit që nëntë vite të mos paraqitet për të dhënë raport për punën në komision, që i mundësoi DSK-së pa asnjë kontroll që të bëjë keqpërdorime të shumta dhe nxiti krizën politike në Maqedoni, tani, nën presion të opinionit ndërkombëtar, të aktrojë se dëshiron që ta zgjidh problemin”- deklaroi Petre Shilegov nga LSDM.
Gruevski, me një sjellje të këtillë po e thyen marrëveshjen e arritur më dy qershor. Ekziston edhe një dokument zyrtar që vërteton se është formuar Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrje të Punës së DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim.
Ky komision ka dërguar një shkresë zyrtare para dy ditëve, më 24 qershor, deri te Agjencia për Zbulim, është shprehur Shilegov. Reagimi i LSDM-së vjen pas njoftimeve se tre deputetet që do ta mbikëqyrin DSK-në janë zgjedhur nga lista e koalicionit të LSDM-së, si Sollza Gërçeva, Roza Topuzova- Karovska dhe Lubica Buralieva, të cilat janë zgjedhur dje për anëtare dhe zëvendësanëtare në dy komisionet mbikëqyrëse për kontroll të punës së DSK-së dhe Agjencisë për Zbulim dhe Përgjimit.
BESIM ABDULLAI
