Botë

Kocijançiç: Han të hënën nuk vjen në Shkup

26.06.2015 18:30

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, të hënën nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve...

Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, të hënën nuk do të marrë pjesë në takimin e liderëve, ku është paralajmëruar se do të bëhen tentimet e fundit që të arrihet marrëveshje përfundimtare për krizën politike.

Zëdhënësja, Maja Kocijanciq, ka konfirmuar se Han nuk do të ndërmjetësojë në bisedimet të hënën, por ai edhe më tej është në dispozicion të ndihmojë procesin.

"Komisari nuk do të marrë pjesë në takim, por mbetet në kontakt me bashkëbiseduesit dhe mban kanalet e komunikimit të hapura”- ka bërë të ditur Kocijançiç.