Botë
Lion: gjendet një person me kokë të prerë
26.06.2015 18:56
Një person është gjetur më kokë të prerë sot në një sulm pranë qytetit Lion të Francës...

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se bëhet fjalë për “sulm terrorist”.
“Individi i dyshuar për kryerjen e këtij sulmi është arrestuar dhe identifikuar”- ka thënë Hollande.
Dy persona po ashtu janë plagosur nga sulmi në një fabrikë gazi. Koka e prerë e viktimës është gjetur pranë portës së kësaj fabrike, e mbështjellë me një mbulesë me mbishkrime në gjuhën arabe.
Ngjarja e sotme vjen gati gjashtë muaj pas sulmeve terroriste në dhe përreth Parisit, të cilat kanë lënë të vrarë 17 njerëz.
