Botë
SHBA ligjëron martesat mes homoseksualëve
26.06.2015 19:26
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ligjshme martesat mes personave të të njëjtit seks në të gjithë vendin...

Në një vendim 5-4, martesa është tashmë një e drejtë kushtetuese për këdo në SHBA. Para këtij vendimi, çiftet homoseksuale mund të martoheshin në vetëm 37 shtete.
Ende nuk dihet se kur do të lëshohen licencat e martesave në shtetet ku homoseksualët nuk lejohej të martoheshin.
Në një koment të shkurtër në Facebook, presidenti amerikan Barack Obama shkroi: "Dashuria sapo fitoi".
