Maqedoni

Një emigrante siriane ka lindur në Gjevgjeli

26.06.2015 20:11

Një emigrante nga Siria sot ka lindur në Gjevgjeli pasi paraprakisht ishte vërejtur nga ana e ekipit patrullues nga stacioni policor Bogorodicë...

Një emigrante nga Siria sot ka lindur në Gjevgjeli pasi paraprakisht ishte vërejtur nga ana e ekipit patrullues nga stacioni policor Bogorodicë dhe është dërguar në Shtëpinë shëndetësore për shkak të dhimbjeve të lindjes.
 
Ekipi mjekësor në Shtëpinë shëndetësore në Gjevgjeli i ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme operative dhe nëna është në gjendje stabile.
 
Nga ana e prindërve është dhënë edhe emër për foshnjën e gjinisë femër dhe siç informon policia do të fillojë procedura për kompletimin e dokumenteve për foshnjën dhe për marrje të certifikatës së lindjes.mia