Botë
BE pranon emigrantët nga Italia e Greqia
26.06.2015 20:50
Udhëheqësit e Bashkimit Europian ranë dakort në orët e vona të së enjtes për zhvendosjen e dhjetëra mijëra emigrantëve, që kanë mbërritur në Itali dhe Greqi...

Drejtuesi i Samitit, Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se 40 mijë emigrantë do të vendosen në vende të tjerë të Bashkimit Europian, gjatë dy viteve të ardhshëm.
Skema do të finalizohet në fund të muajit korrik. Megjithatë, nuk do të ketë kuota të detyrueshme për vendet.
Shifrat e publikuara nga Agjensia e OKB-se për Refugjatët tregon se gjatë këtij viti kanë mbërritur nga deti në Greqi rreth 63 mije emigrantë, ndërsa 62 mijë të tjerë në Itali.
Udhëheqësit europianë ranë dakort të strehojnë edhe 20 mijë refugjatë, pjesa më e madhe e tyre, sirianë dhe irakianë, që ndodhen aktualisht jashtë Bashkimit Europian.
Për detajet, nuk është vendosur ende. Megjithatë, Britania e Madhe është jashtë skemës dhe vendet e Europës Lindore kanë refuzuar të pranojnë kuotat e emigrantëve dhe gjithçka do të përcaktohet mbi zgjedhje vullnetare.
Kjo zemëroi jo pak, kryeministrin e Italisë, Mateo Renzi, i cili e quajti planin modest.
Nga lista janë përjashtuar edhe Hungaria dhe Bullgaria.
