Botë
Viktima që iu pre koka në Francë është punëdhënës i terroristit
26.06.2015 21:28
Shefit të një ndërmarrje në Rona, iu pre koka sot gjatë sulmit terrorist në objektin industrial në Izerm në afërsi të Lionit në Francë...

Shefit të një ndërmarrje në Rona, iu pre koka sot gjatë sulmit terrorist në objektin industrial në Izerm në afërsi të Lionit në Francë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Parisi.
Bëhet fjalë për punëdhënësin e personit të dyshuar, i cili është identifikuar si Jasin Salhi, banor i Sen-Priest, në afërsi të Lionit, i cili u arrestua pas sulmit.
Koka e viktimës u gjet në rrethojën e fabrikës së grupit amerikan Er Produkts në Sant Kantan-Falavie i rrethuar me flamuj islamik.
Bëhet fjalë për viktimën e parë të terrorizmit në Francë në të cilin është prerë koka, praktikë e gjerë e përhapur në Siri nga ana e Shtetit Islamik.
Viktima është burrë i moshës 45 vjeçare, i cili ka udhëhequr me ndërmarrje transportuese dhe ka disponuar me leje që të hyjë në qarkun e fabrikës Er Produkts, ku është kryer sulmi, jo më larg se aeroporti në Lion.
Presidenti Fransoa Oland nga ana e tij paralajmëroi përforcim të planit antiterrorist Vizhipirat, i cili është ngritur në nivel maksimal./mia
