Botë
Të paktën 164 civilë kurdë janë vrarë në sulmin e SHI mbi Kobane
27.06.2015 12:46
Të paktën 164 civilë kurdë janë vrarë nga grupacioni Shteti Islamik në dhe rreth qytetit verior sirian Kobane...

Të paktën 164 civilë kurdë janë vrarë nga grupacioni Shteti Islamik në dhe rreth qytetit verior sirian Kobane, pasi që xhihadistët e kanë sulmuar këtë enklavë kryesisht kurde mëngjesin e së enjtes, kumtoi Qendra siriane për vëzhgimin e të drejtave të njeriut.
Një përfaqësues i lartë kurd në Kobane deklaroi se luftëtarët e SHI sulmojnë në shtëpitë e civilëve në qytet dhe i vrasin, deri sa janë në gjumë.
"Nuk bëjnë dallim mes grave, fëmijëve dhe personave të moshuar", deklaroi Idris Nasan nga Kobane.
Xhihadistët kanë vrarë të paktën 20 luftëtarë proqeveritarë, duke aktivizuar dy auto-bomba pranë ndërtesës së forcave të sigurisë në qytetin Hasaka./mia
