Botë

Autoritetet e Kuvajtit arrestuan më shumë persona në lidhje me sulmin mbi xhaminë

27.06.2015 13:26

Autoritetet e Kuvajtit arrestuan disa persona, të cilët dyshohen për involvim në një sulm vetëvrasës mbi xhaminë shiite në qendër të Kuvajtit...

Autoritetet e Kuvajtit arrestuan disa persona, të cilët dyshohen për involvim në një sulm vetëvrasës mbi xhaminë shiite në qendër të Kuvajtit, në të cilin jetën e humbën 27 persona, deklaruan sot përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë.
 
"Janë bërë më shumë arrestime të personave të dyshuar për lidhshmëri me bombardierin-vetëvrasës", deklaroi një burim anonim i shërbimeve të sigurisë.
 
Mbi sulmin e djeshëm mbi xhaminë shiite në qendër të qytetit Kuvajt jetën e humbën 26 persona dhe bombardieri vetëvrasës, ndërsa janë lënduar 227 persona, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.
 
Shpërthimi jehoi gjatë lutjes tradicionale të së premtes në xhaminë e Imamit al Sadeja në kuartin El Savabir. Bombarduesi-vetëvrasës e ka aktivizuar mjetin shpërthyer midis besimtarëve në ndërtesën e xhamisë.
 
Përgjegjësinë për sulmin përmes një kumtese në rrjetet sociale e ndërmori grupacioni Shteti Islamik, duke e theksuar Abu Sulejman al Muvahed si zbatues./mia