Botë

Lazarat: Vijon operacioni, ndalohen edhe tre shtetas të tjerë

27.06.2015 14:48

Policia ka ndaluar edhe tre shtetas të tjerë në kuadër të operacionit në Lazarat për kapjen e të dyshuarve për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 24 qershor...

Policia ka ndaluar edhe tre shtetas të tjerë në kuadër të operacionit në Lazarat për kapjen e të dyshuarve për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 24 qershor, ku mbeti i vrarë një efektiv i Forcave RENEA dhe u plagosen dy të tjerë.

Burime policore bëjnë të ditur se sot rreth orës 5 të mëngjesit janë ndaluar Klodian Selimi, 19 vjeç, ElvisBoci, 19 vjeç, si dhe Dervish Gaba, 20 vjeç, të tre  banues në Lazarat.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë, pasi Prokuroria e Krimeve të Rënda në Tiranë ka nxjerrë urdhërndalimi për ta, pasi dyshohet se këta shtetas në bashkëpunim me shtetasit Arbjon Aliko dhe Alban Aliko e persona të tjerë, më 24 qershor, në fshatin Lazarat, Gjirokastër, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të forcave të policisë, ku sipasojë ka mbetur i vrarë një punonjës i forcave RENEA dhe janë plagosur dy punonjës të tjerë.

Ndalimi i tyre u bë për veprat “Vrasja e punonjësit të policisë në bashkëpunim”, si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.