Botë

Tajvan: Qindra të lënduar në parkun zbavitës

28.06.2015 12:08

Më se 500 vetë janë lënduar mbrëmë vonë nga ekspolodimet dhe zjarri në një park zbavitës në Tajvan...

Për shkaqet e këtij incidenti ende po zhvillohen hetime. Afro 1 mijë vetë, që ishin duke festuar e vallëzuar, u befasuan nga eksplodimet e një pluhuri me ngjyra.
 
Ministria e shëndetësisë e Tajvanit tha se 510 vetë janë trajtuar në 38 spitale. Më se 180 prej tyre kanë lëndime serioze.
 
Një video nga parku zbavitës e tregon momentin kur një top zjarri papritmas e përfshiu skenën, ndërsa njerëzit duke klithur vraponin nëpër flakën e zjarrit.arrit.