Botë

Nju Jork: Një i burgosur i arratisur u vra, tjetri kërkohet

28.06.2015 12:12

Derisa një i arratisur nga burgu është vrarë, policia shpreson se personi tjetër i cili poashtu ishte arratisur nga një burg, dhe fshihet në malet e largëta të Nju Jorkut...

Derisa një i arratisur nga burgu është vrarë, policia shpreson se personi tjetër i cili poashtu ishte arratisur nga një burg, dhe fshihet në malet e largëta të Nju Jorkut, së shpejti do të mund të kapet për shkak të lodhjes, mungesës së ushqimit, motit me shi, e të tjera.

I arratisur, Richard Matt, i cili ishte betuar se kurrë nuk do të dorëzohej i gjallë, ishte qëlluar për vdekje nga agjentët ditën e premte, pothuajse tri javë pasi kishte ikur nga një burg me siguri të lartë, së bashku me kolegun, David Swat.

Më se 1,200 vetë në kërkim, mbesin të fokusuar në malet e dendura në një hapësirë prej 56 kilometrash katrorë, afër vendit ku ishte vrarë i arratisur tjetër. Richard Matt, që i mbushi 49 vjet një ditë para se të vritej, ishte në vuajtje të dënimit prej 25 vjetësh burgim për vrasjen dhe gjymtimin e ish-shefit të tij.

David Swat, 35 vjeçar, është i dënuar me burgim të përjetshëm, pa të drejtë ankese, për vrasjen e një polici. Udhëheqësi i lartë policor, Kevin Mulverhill, tha se hetuesit mendojnë se ky i arratisur mund të jetë i armatosur.