Maqedoni

Parakalim me biçikleta nga Porta Maqedonia deri te Guaca

28.06.2015 12:29

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve, LAMM, MPB dhe Qyteti i Shkupit, bashkë me partnerët e tjerë organizojnë...

Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin e Rrugëve, LAMM, MPB dhe Qyteti i Shkupit, bashkë me partnerët e tjerë organizojnë parakalim me biçikleta i cili mbahet sot me fillim në orën 9 para "Portës Maqedonia".
 
Parakalimi është pjesë përbërëse e projektit " Me biçikletë rrugëve të qytetit" dhe ka për qëllim ta promovojë biçikletën si mjet transportues. Njëherësh, me këtë ngjarje do të dërgohet mesazh deri te drejtuesit e automjeteve motorike se çiklistët janë të pranishëm në komunikacion dhe se duhet të respektohen si pjesëmarrës të barabartë në komunikacion.
 
Ngjarja do të zhvillohet sipas rutës së definuar nga "Porta Maqedonia" deri te LAMM, përmes rr. "M.T.Golloganov" deri në "Vero Taftalixhe përmes bul. 8-të Shtatori" deri në "Mi-Da Motors", ndërsa më pas përmes bul "Ilinden" deri te kafe bari "Shtalla" dhe deri në cak, "Guaca" në parkun e Qytetit.
 
Parakalimin me biçikleta me pjesëmarrjen e tyre do ta mbështesin shumë persona publik të jetës kulturore në Republikën e Maqedonisë, ndërsa marrin pjesë edhe kryetari i KRSKRR, Stojçe Stamenkovski, sekretari i përgjithshëm i LAMM, Dimitar Minovski dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski./mia