Maqedoni
Një shofer njëzet e një vjeçar ka shtypur me veturë në fëmijë në Shkup
28.06.2015 16:23
Një djalë njëmbëdhjetë vjeçar ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Çair të Shkupit, pasi që në e ka shtypur një automjet udhëtarësh...

Siç njofton MPB-ja, aksidenti ka ndodhur dje në ora 19:10 në udhëkryqin nga rruga "Xhon Kenedi" dhe "Dizhonska" kur një automjet markë "Mazda 2" me targa të Shkupit i drejtuar nga H.B. (1994) nga Shkupi e ka shtypur këmbësorin - fëmijë Zekirija D. (2004) nga Shkupi.
"Nga lëndimet e marra në aksident këmbësori ka ndërruar jetë. Vdekja është konstatuar në vendngjarje nga mjeku i Ndihmës urgjente, ndërsa trupi me urdhër të Prokurorit publik është dërguar për autopsi", qëndron në kumtesë./mia
