Botë

Lazarat: Arrestohen dy vëllezër të dyshuar për vrasjen e policit

28.06.2015 16:39

Policia e Shqipërisë i ka arrestuar dy vëllezër të dyshuar se e kanë udhëhequr grupine të rinjëve...

Policia e Shqipërisë i ka arrestuar dy vëllezër të dyshuar se e kanë udhëhequr grupine të rinjëve, që e kanë qëlluar për vdekje një oficer të lartë të policisë, gjatë një ndërhyrjeje në fshatin Lazarat, i njohur për prodhimin e drogës kanabis, në vlerë prej qindra miliona dollarësh.
 
Në kërkimin e afro 500 policëve, të mbështetur nga helikopterët, janë gjetur dy vëllezër nga fshati Lazarat, që fshiheshin në një strehë në një zonë malore, afro 18 kilometra nga shtëpia e tyre.
 
Policia tha se Arbion Aliko, 20, dhe Alban Aliko, 18 vjeçar, kishin për detyrë stërvitjen e dhjetëra të rinjëve gjatë periudhës prej 6 muajsh, për ta sulmuar policinë, në mënyrë që të ripërtrihet prodhimi i kanabisit në Lazarat, pas goditjes masive të forcave të sigurisë, vitin e kaluar.
 
Oficeri elit policor, Ibrahim Basha, 31 vjeçar, ishte vrarë me një armë snajperike ruse, kur ekipi i tij po i ndihmonte kolegët e sulmuar.
 
Ministri i brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, tha se “ata që morën guxim” ta sulmojnë policin, tash “janë arrestuar dhe ballafaqohen me drejtësinë”.
 
Babai i të arrestuarve, Adil Aliko, tha se djemtë e tij “nuk kanë shtënë kundër policisë”, raporton agjencia Reuters nga Tirana.
 
Qershorin e kaluar, policia i ka shkatërruar 71 tonelata të kanabisit dhe më se 130 mijë fije, 5 kilogramë heroinë, katër tonelata të farës së kanabisit dhe 17 litra të vajit të kanabisit. Janë konfiskuar edhe afro 500 armë, disa prej tyre të rënda, dhe qindra mijëra plumba.