Botë

SHI-ja mori përgjegjësi për sulmin në Kuvajt gjatë ditës së premte

29.06.2015 09:29

Grupi xhihadist Shteti Islamik (SHI) publikoi një video incizim në të cilin shfaqet një njeri për të cilin pohohet se është autori i sulmit...

Grupi xhihadist Shteti Islamik (SHI) publikoi një video incizim në të cilin shfaqet një njeri për të cilin pohohet se është autori i sulmit ndaj xhamisë në Kuvajt gjatë ditës së premte, ku e humbën jetën 27 persona.
 
Në incizim, njeriu lexon vargje nga Kur'ani dhe drejton kritika në llogari të shiitëve. Ai njëherit i paralajmëron shiitët të "presin hakmarrje" për shkak të fyerjes së islamit.
 
Tani për tani nuk ka konfirmim zyrtar nga ndonjë burim tjetër nëse personi që shfaqet në video incizim është në të vërtetë nga Kuvajti.
 
Autoritetet e Kuvajtit nga ana e tyre kumtuan se personi në incizim është identifikuar si Fahd Sulejman Abdul-Muhsen al Kaba, i cili është me prejardhje nga Arabia Saudite./mia