Botë

Mustafa dhe Vuçiç në Bruksel

29.06.2015 10:13

Kosova dhe Serbia sot do të provojnë të arrijnë marrëveshje për telekomunikacionin, të ashtuquajturin Park të Paqes, energjinë dhe Asociacionin e Komunave me shumicë serbe...

Dy delegacionet, ai i Kosovës i prirë nga kryeministri, Isa Mustafa, dhe ai i Serbisë i prirë nga kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësim të shefes së diplomacisë evropiane, Frederica Mogherinit, do të provojnë të gjejnë përafrime rreth këtyre katër temave.

Komuniteti ndërkombëtar pret që kryeministrat, Mustafa e Vuçiq, gjatë raundit të ardhshëm në Bruksel të arrijnë përparim konkret.

Të dy delegacionet u takuan të martën e kaluar, por as pas shumë orëve diskutimesh nuk arritën marrëveshje për katër pikat e përmendura më lartë.

Në takimin e javës së kaluar palët arritën vetëm një marrëveshje, atë të policave të sigurimit për automjete, marrëveshje e cila lehtëson shumë lëvizjen e lirë të qytetarëve në të dy anët e kufirit Kosovë-Serbi.